Lladrovci uron gratë për 8 mars, kujton me nderim heroinën Xhevë Krasniqi-Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar gratë me rastin e festës së 8 marsit. Lladrovci ka thënë se në këtë ditë, kujtojmë me nderim të thellë, heroinën Xhevë Krasniqi-Lladrovci, mësuesen dhe edukatoren, luftëtaren dhe bashkëshorten, e nëpërmjet personalitetit të saj edhe të gjitha gratë që dhanë kontribut për çlirimin dhe përparimin e vendit tonë.

Postimi i Lladrovcit:

Urime 8 Marsi, për të gjitha nënat, gratë e motrat,
Në këtë ditë të shënuar, përgëzoj nënat, gratë e motrat që me përkushtim, ngritën dhe edukuan heronjtë, dëshmorët, martirët, veprimtarët, invalidët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjitha ato që kontribuan dhe u bënë krah i baballarëve, vëllezërve e burrave të vet, me pushkë e me pendë, në të gjitha mënyrat, për arritjen e lirisë së Kosovës.
Në këtë ditë, kujtojmë me nderim të thellë, heroinën Xhevë Krasniqi-Lladrovci, mësuesen dhe edukatoren, luftëtaren dhe bashkëshorten, e nëpërmjet personalitetit të saj edhe të gjitha gratë që dhanë kontribut për çlirimin dhe përparimin e vendit tonë.
Nëna, gra e motra, urime 8 Marsi!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë