Kështu e dënonte Bill Clinton vrasjen e familjës Jashari (Video)

Sot janë bërë 21 vjet nga rënia e familjës Jashari, ku në një luftim treditor me forcat serbe, ranë heroikisht e gjithë familja, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.

Menjëherë pas kësaj masakre, kishte pasur reagime nga e gjithë bota, ku një nga më të ashpërat ishte nga presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, shkruan Magazina.al

Clinton para shumë gazetarëve, tha se SHBA-të e dënojnë fuqishëm dhunën e tepruar serbe që ka çuar në vdekjen e civilëve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe unë, denojmë fuqishëm dhunën e teperuar serbe e cila ka çuar në vdekjen e civiliëve, ne besojmë se shkaku i kësaj është përgjegjësia e pamjaftueshme nga qeveria serbe ndaj shqetësimeve legjitime të pakicës shqiptare në serbi, e që janë shumicë në Kosovë” thoshte Clinton, transmeton Magazina.al

Një vjet pas kësaj deklarate, më 24 mars 1999, SHBA-të bashkë me NATO-n, nisin bombardimet në Serbi dhe Kosovë, ku më 14 qershro Kosova çlirohet nga okupatori serb.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë