Veseli: Epopeja e UÇK-së, rasti më unik në historinë botërore – Kosova përjetë shtet në partneritet me SHBA-të

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova ka rastin më unik në historinë botërore, ku një individ dhe një ngjarje mund ta ketë ndryshuar historinë e kombit të vet.

Veseli këto deklarata i dha gjatë aktivitetit të tij të homazheve në Prekaz në nderë të 21 vjetorit të rënies heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari bashkë me familjen e tij, njofton Klan Kosova.

”Çdo vit vijmë përulemi me krenari para sakrificës së heronjve tanë”.

”Pak ka një histori të popujve që individi dhe një ngjarje mund ta ketë ndryshuar historinë e kombit të vet”.

”Ky është rasti më unik në historinë botërore, Epopeja e UÇK-së me Komandantin legjendar Adem Jashari. Me luftën e tij, qëndrueshmërinë e tij, sakrificën e tij”.

”Sot jemi krenarë, ecim të gjithë së bashku përpara në rrugën e forcimit të shtetit drejt integrimeve euroatlantike”.

Më tej kryeparlamentari Kadri Veseli njëherit lider i Partisë Demokratike, ka folur edhe për orientimin e shtetit, ndërsa tha se Kosova përjetë do të jetë sovrane dhe më e zhvilluar në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, njofton Klan Kosova.

”Nuk ka kush që na del përpara, nuk i frikësohemi askujt dhe Kosova do të jetë përjetë më e zhvilluar më e fuqishme me sovrane, më shtet për faktin se ka orientim të qartë, me partneritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian”.

”Kosova ka një orientim të qartë të zhvillimit të vet të gjithëmbarshëm por edhe fqinjësisë së mirë me gjithë fqinjët – ata që duan mirë do të shkojmë mirë, ata që nuk ka respektojnë as ne s’do t’i respektojnë”.

”Ky është drejtimi ynë, kjo është rruga ynë”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë