Lladrovci: Përkulemi me nderim të përjetshëm për Jasharajt!

Në 21 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në ditët e Epopesë, historia e kombit shqiptar ndalet, për të dëgjuar urtësinë e Bacës Shaban, ligjërimin e Hamzës dhe trokitjen e zemrës së Komandantit tonë legjendar, Adem Jasharit.

Postimi i plotë:

Sot, filloi shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Epopesë së Jasharajve.

Këto tri ditë, 5, 6 dhe 7 Mars, historia e kombit shqiptar ndalet, për të dëgjuar urtësinë e Bacës Shaban, ligjërimin e Hamzës dhe trokitjen e zemrës së Komandantit tonë legjendar, Adem Jasharit.

Këto tri ditë, përkulemi me nderim të përjetshëm për Jasharajt, heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit që u rreshtuan prapa kësaj historie. I rikthehemi sërish burimit të lirisë tonë, Prekazit legjendar, aty ku kombi vuri kufijtë e rinj të qëndresës nacionale, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Fjalët nuk do ta kenë mundësinë e pasqyrimit të heroizmit të këtyre tri ditëve të Epopesë, as pas 21 vitesh. Por, zemrat tona e ndjejnë, atë frymëzim heroik, ndjejmë frymëmarrjen e thellë të Komandantit legjendar në secilin hap, në secilin sukses të lirisë, ashtu siç e deshtën ata, të pavdekshmit, në Prekaz dhe gjithandej atdheut tonë.

Lavdi e përjetshme për Komandantin tonë legjendar, Adem Jashari!

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë