Pal Lekaj jep lajme të mëdha, këto rrugë do të ndërtohen në Drenas

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shpalosur projektet infrastrukturore të planifikuara për Komunën e Drenasit.
Sipas një postimi në llogarinë e tij Facebook, ai ka treguar se 1 milion e 50 mijë euro, në 2019-n do të shpenzohet për këto projekte. Ndërsa vitin e ardhshëm për infrastrukturën e kësaj komune janë paraparë 1 milion e 300 mijë.
Ky është njoftimi i tij:
Në Drenas këtë vit nisim katër projekte të reja.
Me një buxhet të planifikuar 1 milion e 50 mijë euro sivjet, ndërsa vitin e ardhshëm 1 milion e 300 mijë, në Drenas fillojnë:
Ndërtimi i rrugës Vuçak – Tërdec
Ndërtimi i rrugës tranzit Drenas – Kroni i Mbretit
Ndërtimi i rrugës Gradicë – Zhilivodë
Ndërtimi i rrugës së re Kroni i Mbretit – Liqeni i Vasilevës
Përkushtimi jonë prek secilën komunë të Kosovës, pa dallim.
Shihemi gjatë punimeve, Gllogoc!