Vdes 20-vjeçari nga Drenica që mori lëndime nga treni në Prishtinë

Isuf Halili, 20 vjeç nga Buroja e Skenderajt ka vdekur pas lëndime që ka marr nga goditja e trenit me 21 shkurt afër kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, raporton DrenicaOnline.
Familjarët e Isufit kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet sot në vendlindje në orën 16:00. Ndërkohë Policia e Kosovës sot përmes një komunikate për media ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:30, kanë pranuar informatën se ka ndërruar jetë personi I.H mashkull, 20 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në Repartin e kujdesit intensiv në QKUK.
Sipas policisë, viktima ka qenë i lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi me datën 21 shkurt 2019, në linjën hekurudhore Pejë – Prishtinë, respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të Prokurorit të shtetit./DrenicaOnline/