Lladrovci i fton malësorët të kthehen në Tuz dhe të votojnë koalicionin e partive shqiptare

E diela e 3 marsit do të jetë një ditë historike për shqiptarët e Tuzit në Malin e Zi, ku do të zhvillohen zgjedhje lokale, nga ku shpresohet që drejtimin e kësaj komune ta ketë një shqiptar.

Për këtë proces të rëndësishëm për shqiptarët e Tuzit ka folur edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai ka ftuar miqtë e tij malësorë kudo që ndodhen, që aq shumë i kontribuuan lirisë së Kosovës kudo që jetojnë, të kthehen në Tuz e të votojnë për Forumin Shqiptar, me numrin 5.

Statusi i Lladrovcit:

Malësor, të dielën dil e voto numrin 5, për Tuzin shqiptar, për Tuzin e Malësisë së Bashkuar!

Përshëndes nga zemra Konventën e partive shqiptare, Konventën e fitores, në prag të votimit më 3 mars, për bashkimin e sinqertë politik, për kauzën shqiptare.

Me të drejtë, këto zgjedhje janë të vlerësuara historike për Tuzin dhe Malësinë e Madhe dhe çdo shqiptar, kudo që jeton.

Ftoj miqtë e mi malësorë që aq shumë i kontribuuan lirisë së Kosovës kudo që jetojnë, të kthehen në Tuz e të votojnë për Forumin Shqiptar, me numrin 5.

Ftoj të gjithë malësorët që aktualisht gjenden në Kosovë, por edhe qytetarët e Tuzit, malësorët në diasporë, duke përfshirë edhe pakicat, të votojnë për Koalicionin e partive shqiptare, sepse, Tuzit do t’i ofrohet perspektivë e re, e ardhme më e mirë për të gjithë.

Voto numrin 5, të dielën, për Tuzin e Malësisë, për Malësinë e bashkuar, për flamurin dhe gjuhën tonë të bukur shqipe!

Vëllau i Juaj, Ramiz Lladrovci, Kryetar i Komunës së Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë