MAP’i shpenzon rreth 1 mijë euro për servisimin e një veture

Ministria e Administratës Publike ka shpallur tender për servisimin e një automjeti.

Rreth 1 mijë euro pritet të shpenzohen nga buxheti i shtetit më të varfër në rajon për servisimin e një veture të tipit “Mercedes benz 350”.

Së paku kështu thuhet në njoftimin për nënshkrimin e kontratës që ka publikuar Ministria e Administratës Publike në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se kohëzgjatja e kontratës është 30 ditë, derisa paratë për servisimin e veturës do të merren nga buxheti i shtetit.

Për këtë tender, ishin pranuar oferatat e tri kompanive, por në fund tenderin e ka fituar kompania “Demi auto servis mercedes”.

Kontrata është nënshkruar më 5 shkurt të këtij viti./Express

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë