Ky është vendimi i MASHT për orët e humbura gjatë grevës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka marrë vendim për kompenzimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve.
Këtë e ka bërë të ditur vetë MAShT’i përmes një komunikate për media, ku thuhet se këto orë do të zëvendësohen gjatë pushimit pranveror të muajit prill, gjatë të shtunave si dhe do të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.
“Sipas këtij vendimi, mësimi i humbur për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit parauniversitar publik, me rastin e grevës së mësimdhënësve do të zëvendësohen si në vijim: 5 (pesë) ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019; 5 (pesë) ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019; 5 (pesë) ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019”, thuhet në komunikatë.
Mësimdhënësit kanë mbajtur grevë që nga 14 marsi e deri me 1 shkurt. Ata përmes grevës kanë kërkuar rritjen e koeficientit në pagat e tyre.