Arrestohen tre persona, një femër dhe dy meshkuj për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Policia e Kosovës arrestoi tre persona nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ dhe ‘mashtrim’

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit gjegjësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, më 25.2. 2019 pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka bërë arrestimin e tre të dyshuarve.

Të dyshuarit e arrestuar janë:

M.A. lindur me 1965, m. k. sh. ish pronar i një kompanie të derivateve, Rr. M. lindur me 1980,f. k. sh. përmbaruese private dheA.M.  lindur me 1990, m. k. sh.  menaxher i një kompanie. 

E dyshuara, Rr. M.  ka përpiluar urdhrin përmbarues të mbështetur në dokumente me përmbajtje të pavërtetë (faturë), e cila është paraqitur në gjykatë.  

I dyshuari M.A ka përpiluar dokumente me përmbajtje të pavërtetë duke kërkuar nga Dogana e Kosovës kompensim për ,,ruajtjen’’ e derivateve të naftës.   

I dyshuari A. M. me qëllim që t’i ndihmojë të dyshuarit M. A. ka lidhur marrëveshje me përmbajtje të pavërtetë (fiktive) për ”ruajtjen’’ e derivateve në rezervarët e kompanisë së tij.

I dyshuari M. A.  në emër të “ruajtjes’’ së derivateve nga viti 2001 për Doganat e Kosovës, ka ushtruar padi në gjykatë, përmes se cilës ka kërkuar kompensim nga dogana në vlerë prej  14,131,529.97 (katërmbëdhjetë milion e njëqind e tridhjetë e një mijë e pesëqind e njëzetë e nëntë) € në emër të ruajtjes së derivateve.

Tre të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit u caktohet masa e ndalimit  prej 48 orësh.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë