Nënkryetari Sylaj priti përfaqësuesit e organizatës studentore “Paqja Studentore”

Sot nënkryetari Gani Sylaj priti nënkryetarin e organizatës Elbasan Geci dhe përfaqësuesit tjerë të organizatës studentore “Paqja Studentore”.

Në takim u diskutuan tema me interes për të rinjtë e Drenasit dhe studentëve në përgjithësi. Kjo vizitë, sipas studentit Geci, po bëhet në kuadër të një projekti afatgjatë të organizatës të quajtur “Ta njohim udhëheqësin tonë”, projekt i cili përfshinë vizita të përbashkëta me studentë të komunave përkatëse në komuna të ndryshme të Kosovës.

Në takim u diskutua për planet e Komunës në përgjithësi dhe për projektet që si synim parësor kanë përkrahjen dhe përmirësimin e kushteve për të rinjtë. Studentët u ndanë të kënaqur nga transparenca dhe mirëkuptimi i Nënkryetarit si dhe nga përpjekjet Komunës për përmirësimin e kushteve të të rinjve në përgjithësi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë