Tanku i shkatërruar nga UÇK-ja në Fushticë të Poshtme, sot monument historik

Tanku mbi platformën e betontë në qendër të fshatit i bie në sy çdo mysafiri të Fushticës së Poshtme.
Madje, shumica e vizitorëve ndalen aty para se të trokasin në dyert e miqve.
I madh e i vogël në fshatin kodrinor të Drenasit e dinë përmbledhtas historinë e tankut, thekson Afrim Morina, kryetar i fshatit. Fëmijët luajnë shpengueshëm rreth pajisjes që prindërve të tyre u ngjallte vdekjen.
Pas çlirimit, u shndërrua në trofe lufte. Të vegjlit shpesh ngjiten nëpër pjesët e ndryshkura të tankut që deri në prill të vitit të kaluar ishte në një tjetër pjesë fshatit. Fshatarët ia kanë kthyer me kast grykën kah shtëpia poshtë pjerrësirës.