Pesë të lënduar në Baicë të Drenasit, policia jep detaje për aksidentin

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm që ka ndodhur në Baicë të Drenasit.
Sipas policisë, të premten në orën 13 e 30, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave, ku lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit e veturave si dhe tre pasagjerë, raporton DrenicaOnline.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Për këtë rast dje kishte njoftuar edhe kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci i cili u kishte dëshiruar shërim të shpejtë të lënduarve./DrenicaOnline/