Grabitja e taksistit në Drenas, policia arreston dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Abri të Epërme të Drenasi pasi të njëjtit dyshohet se të enjten kishin grabitur 80 euro nga një taksist, raporton DrenicaOnline.

Sipas policisë, dy të arrestuarit me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar.

Taksisti kishte deklaruar në polici se gjersa ishte duke i transportuar dy pasagjer, të njëjtit, nën kërcënimin e armës i kanë grabit 80 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë