Shkolla nga Skenderaj, feston 17 Shkurtin me orë letrare

Shkolla e mesme e lartë teknike “Anton Çetta” në Skenderj ka organizuar orë letrare me rastin e festës së pavarësisë së Kosovës.

Kjo ditë u festua me poezi, proza, ese, recitale , këngë e monologë të shkurtëra me përmbajtje patriotike dhe kombëtare të interpretuara nga nxënësit e kësaj shkolle.

Orë letrare u mbajtë në regjinë dhe redaksinë e profesoreshës se gjuhës dhe letërsisë shqipe, Albiona Qitaku.

Në ketë orë u vlerësua lartë kontributi i dëshmorëve dhe luftërave të lirisë në veçanti kontributi i familjes Jasharaj.

Në orën letrare ishin pjesëmarrës i terë stafi i shkollës si dhe të deleguar të ndryshëm nga niveli komunal. Pjesëmarrësve në orën letrare iu drejtua edhe drejtori i shkollës “Agron Istogu”.

Në përfundim të Orës Letrare nën organizimin e drejtorit të shkollës u mbajte edhe një koktej festiv .

Në vitet e fundit programet festive në shkollat e mesme të larta po mungojnë, por kjo gjë nuk po ndodhë edhe me shkollën teknike “Anton Çetta” në Skenderaj.

Përgëzim dhe lëvdata stafit të kësaj shkolle në punën që po bëjnë në arsimimin e brezave të rinj në frymën atdhetare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë