Aksident trafiku në Baicë, kryetari Lladrovci u dëshiron shërim të shpejtë të lënduarve

Disa persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në Baicë të Drenasit. Lajmin e ka dhënë kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, raporton DrenicaOnline.

“Aksidenti i sotëm i pas ditës në Baicë, duhet të jetë kujtesë edhe për shoferët tjerë të kenë kujdes të shtuar në komunikacion”, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij në Facebook.

Lladrovci, të lënduarve, u dëshiroi shërim të shpejt. Aksident trafiku dje ndodhi edhe në Nekoc te Drenasit ku dy persona morën lëndime trupore./DrenicaOnline/

(Foto Arkiv)

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë