Lladrovci komenton vendimin e fundit të MAShT-it

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar Ministrinë e Arsimit e cila këtë javë mori vendim që të vendosen kutitë e ankesave në institucione arsimore. Ky vendim i MASHT kishte ardhur pas rastit të raportuar në Drenas.
Statusi i plotë i Lladrovcit:
Ankesa është institucion demokratik të cilin unë e respektoj.
Përgëzoj Ministrinë e Arsimit që mori vendim për kutitë e ankesave.
Konform këtij vendimi, emëroj Komisionin për hapjen e kutive të ankesave në prani të zyrtarëve të Ministrisë, të autorizuar për shqyrtimin e ankesave.
Së bashku me përfaqësuesin e Ministrisë së Arsimit, udhëzoj Komisionin për shqyrtimin e ankesave në Arsim, të trajtoj secilën ankesë e kompetencë.
Rezultati i shqyrtimit të secilës ankesë, do të bëhet publik.