Kjo është shqiptarja, nënë e dy fëmijëve, që vdiq në aksidentin tragjik në Maqedoni

Një nga 14 personat që humbën jetën mbrëmë në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë është edhe Valdeta Hamiti.

Valdeta Hamiti, nënë e dy fëmijëve, nuk u mbijetoi plageve të marra nga aksidenti tragjik.

Deri tani është konfirmuar vdekja e 14 personave ndërsa 31 të tjerë janë të lënduar në spitalin e Shkupit, shkruan Gazeta Express.

Prokuroria Themelore e Shkupit sot ka kryer ekspertizën në vendin ku ndodhi aksidenti. Është konstatuar se shoferi i autobusit nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit apo ndonjë substance tjetër.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë