Gjithçka gati për lojën Ludo King në Skenderaj

Komuna e Skenderajt ka vendosur që në sheshin kryesor të qytetit, “Adem Jashari”, qytetarët do të kenë mundësi që ta luajnë lojën Ludo King me datën 15 shkurt .

Të gjitha përgatitjet për garën e nesërme kanë përfunduar. Loja pritet të filloj nesër në ora 11:00

Për shpërblim, fituesit do të ftohen për një kafe dhe nga një ëmbëlsirë, në ëmbëltoren e Qendrës së Rinisë së Skenderajt.

Përveq kësaj, komuna ka organizuar edhe aktivitete të tjera që do të vazhdojnë më 16 dhe 17 shkurt për nder të 11 vjetorit të pavarsisë.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë