Dy sindikata protestojnë para Qeverisë së Kosovës

Pas miratimit të Ligjit për Pagat në Kuvendin e Kosovës, ende po vazhdojnë pakënaqësitë dhe protestat në vend
Sot para Qeverisë së Kosovës po protestojnë Sindikata e Re e KEK’ut dhe sindikalistët e Shërbimi Korrektues.
Sindikalistët e Shërbimit Korrektues po kërkojnë rritjen e koeficientit nga 1.85 në 2.2, rritje kjo e cila do t’i barazonte me policinë dhe zjarrfikësit.

Ndërkaq sindikalistët e KEK’ut po kërkojnë që të largohen nga Ligji i Pagave, pasi sipas tyre kjo kërkesë është për shkak se ata marrin paga nga puna e tyre e jo nga buxheti i Kosovës.
Të dy sindikatat po protestojnë në të njëjtën kohë para Qeverisë së Kosovës.