Drenasit komuna më transparente në Kosovë

Një hulumtim i kryer nga KDI, i përkrahur nga Ambasada Britanike, ka gjetur që Komuna e Drenasit është komuna më transparente nga të gjitha komunat e përfshira në hulumtim.
Kryetari Lladrovci vlerëson se kjo gjetje është rezultat i përkushtimit të stafit të tij politik dhe të gjithë stafit civil të cilët kanë për qëllim të vetëm përmirësimin e vazhdueshëm të mënyrës së funksionimit dhe se tani Komuna paraqet një adresë të sigurt ku qytetarët e Drenasit e dinë ku dëgjohen hallet dhe shqetësimet e tyre dhe se gjithmonë ka përpjekje për zhvillim në interes të përgjithshëm. Qasja e lehte në informacion u mundëson të gjithë të interesuarve marrin informacion për të gjitha aktivitetet e komunës.
Kryetari Lladrovci mbetet i përkushtuar që Komuna e Drenasit të vazhdojë dhe të rrisë transparencën edhe më tej jo vetëm për hir të raporteve por për shkak të përkushtimit të tij dhe mbarë stafit.
Kujtojmë që ky është njëri nga sukseset e shumta të komunës së Drenasit pasi që në vitin 2018 ka fituar grant të performancës komunale mbi 180 000€ si dhe planin e performancës në mjedis ku vlera e grantit është 100 000€.