Arrestohen dy persona për vrasjen në tentativë në Arllat të Drenasit

Dy persona janë arrestuar për vrasjen në tentativë që ka ndodhur me 30 janar në Arllat të Drenasit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin, të mërkurën janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë.
Me vendim të gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve dhe nuk është gjetur diçka e dyshimtë ndërsa të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

Të arrestuarit dyshohet se kishin sulmuar me mjete të forta (shkopinj druri) viktimën në lokalin e tij.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit ishte iniciuar rasti si vrasje në tentativë. Për këtë rast ishte arrestuar edhe një i dyshuar tjëtër i cili ndodhet ë mbajtje./DrenicaOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë