Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu, të hënën ka nënshkruar marrëveshje për shfrytëzimin e palestrës së qytetit “Hysni Jetullahi” nga Klubi i Basketbollit “Fushë Kosova”.

Shfrytëzimi i palestrës “Hysni Jetullahi” nga Klubi i Basketbollit “Fushë Kosova” do të jetë me pagesë për periudhën një vjeçare me mundësi vazhdimi dhe do të shfrytëzohet nga ky Klub sipas orarit të caktuar për terminët e tyre të stërvitjeve dhe ndeshjeve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë