“The Guardian” shkruan rreth rastit të vajzës nga Drenasi

Gazeta britanike “The Guardian” dje ka raportuar për rastin e vajzës 18-vjecare nga Drenasi, e cila akuzon profesorin që e ka shfrytëzuar seksualisht sa ishte e mitur, e më pas profesorin që e ka kthyer në skllave seksi për më shumë se një vit.
“Protestuesit brohoritnin “Turp”, duke valëvitur banerët me shkrime si ‘Rrezik, zonë pedofilie’”, shkruan the Guardian rreth protestës organizuar në Drenas, pas rrëfimit të vajzës se u përdhunua nga profesori dhe polici.
Prestigjiozja britanike në artikullin e saj shpjegon se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja, por fokusin e vë edhe në deklaratat e krerëve të shtetit për këtë rast.
“The Guardian” ka cituar liderët e shtetit, të cilët kanë bërë thirrje që të zbatohet ligjit, dhe të zbardhët se kush ka lidhje me këtë rasti.