Nisma në Drenas mbanë kuvendin zgjedhor, Isa Xhemajlaj rizgjedhjet kryetar

Në kuvendin zgjedhor të degës së NISMA-s Socialdemokrate, në Drenas, përveç këshillit të kësaj dege, sot morën pjesë edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s Socialdemokrate, Jakup Krasniqi dhe anëtari i kryesisë qendrore të NISMA-s, Shyqiri Bytyqi.
Në këtë kuvend, në mënyrë demokratike, u zgjodh Kryetar i degës së NISMA-s Socialdemokrate, në Drenas, Isa Xhemajlaj. Gjithashtu, u zgjodh edhe kryesia e degës me një përbërje prej 27 anëtarëve.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s, Jakup Krasniqi falënderoi këshillin e NISMA-s për kontributin e dhënë në zgjerimin e NISMA-s, duke e shtrirë programit e saj në çdo fshat dhe lagje të Drenasit.
“Ju falënderojë për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në shtrirjen e programit të NISMA-s në secilin fshat dhe lagje të Drenasit”, ka thwnw Krasniqi.
Tutje Krasniqi tha se NISMA Socialdemokrate do të jetë parti e fuqishme në konkurrencë për të marrur pushtetin në Drenas dhe Skenderaj.
“Vendit i duhet një parti socialdemokrate ashtu siç është NISMA dhe NISMA do të jetë parti e fuqishme në konkurrencë për të marrur pushtetin në Drenas dhe Skenderaj”, ka thënë ai./DrenicaOnline/