Mësimdhënësi dhe mjeku që abuzuan me vajzën nga Drenasi sot para gjykatës

Gjykata Themelore në Prishtinë sot pritet të marrë vendimin për masën e sigurisë ndaj mësimdhënësit që dyshohet për keqpërdorimin e nxënëses së mitur nga Drenasi dhe mjekut që kreu abortin.
Profesori Shkëlzen Xhekaj dhe mjeku Fehmi Ahmeti janë arrestuar të enjten dhe atyre u është caktuar masa prej 48 orëve.
Për të njëjtin rast është arrestuar edhe polici Vesel Veseli ndaj të cilit është vendosur masa e paraburgimit prej 1 muajsh nën dyshimet se ka kërpërdorur seksualisht të miturën.