Me moton  “Pro mësimit e jo përdhunimit” nis protesta në Drenas

Nxënës nga shkolla të ndryshme, shoqëria civile dhe qytetarë kanë filluar të mbledhen në Drenas për të protestuar lidhur me rastin e abuzimit të 16-vjeçares nga profesori dhe polici.

Nën brohoritma “Shkolla është e jona” dhe brohoritma “Pro mësimit e jo përdhunimit”, “Pro me shkollu, jo me dhunu” e me pankartat “Mos suspendo treguesin, dëno përdhunuesin”, “A’je hetues po përdhunues”, “Aborti nuk është zgjedhje”, ata po protestojnë para objektit të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Protestes i janë bashkngjitur edhe profesorët.

Ndërkohë sapo ka mbërritur dhe kryetari Lladrovci. Protesta pritet të fillojë në 12 ndërsa disa rrugë do të janë të mbyllura për automjete.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë