Rasti i vajzës në Drenas, Lladrovci thotë se do të bëjë padi ndaj Drenorit

Asamblisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori ka thënë se ka dyshime që Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka qenë i informuar edhe më herët për veprime të paligjshme të policit Vesel Veseli, i cili po dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një nxënëse 16 vjeçare. Ndërkaq Lladrovci ka thënë për Express se këto pretendime të Drenorit janë shpifje dhe se do të ushtrojë padi ndaj tij.

Përmes një postimi në Facebook, Drenori kishte thënë se dyshon që kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka qenë në dijeni edhe më herët për veprime të njëjta të policit Vesel Veseli.

“Ka dyshime qe kryetari Lladrovci ka qenë i informuar më herët me veprime të paligjshme të policit V.V. të natyrës së njëjtë me një zyrtare komunale” ka thënë ai.

E për këto pretendime të Drenorit, të cilat Lladrovci i ka quajtur shpifje, ka thënë se do ta padisë.

“Të gjitha çfarë ka postuar z. Drenori para pak orësh janë shpifje. Nesër, pranë Gjykatës Themelore ne Prishtinë – dega në Drenas, do ta deponoj padinë e radhës për shpifje ndaj z. Drenori”, ka thënë Lladrovci për Express.

Ai tutje thotë se ky rast është i rëqndë dhe se nuk ka pasur se si të jetë në dijeni për të bëmat e policit.

“Si kam me qenë i njoftuar se çfarë i pjelle mendja e z. Drenori të postojë në këto kohë të lënduara, siç është rasti i rëndë i të miturës, nxënëses nga Drenasi”, ka theksuar Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë