Bie nga shtylla elektrike, lëndohet rëndë një person

Një person është lënduar rëndë gjatë ditës së djeshme duke punuar në një shtyllë elektrike.
Siç njofton Policia e Kosovës, një person është lënduar, në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë. I njëjti ishte duke punuar në një shtyllë elektrike dhe është rrëzuar aksidentalisht.
“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, aksidentalisht është rrezuar me ç’rast ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Tutje, Policia bën të ditur se viktima ishte lënduar rëndë, dhe është dërguar për trajtim mjekësor, por është jashtë rrezikut për jetë.