‘Burri duhet te kete içik lesh’, Zaimina nuk përmbahet në emision

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Zaimina Vasjari ishte e ftuar dje në “Why not”, ku gjatë emisionit iu bë një lojë.

Roza i mbylli sytë Zaiminës dhe i tha të gjente çfarë parfumi i kishin hedhur disa manekineve.

Mirëpo pasi Zaimina i mbylli sytë në vend të manekineve erdhën disa djem me muskuj.

Zaimina u habit kur iu afrua dhe i preku djemtë teksa i nuhaste për të zbuluar parfumin.

Në fund Roza e pyeti këngëtaren si iu duk lëkura e djemve dhe Zaimina iu përgjigj: “Dëgjo burri duhet të kete içik lesh”. Pas kësaj deklarate Roza dhe Zaimina shpërthyen në të qeshura.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë