Përdhunimi i 14 vjeçares shqiptare, nënës së njërit prej 7 të arrestuarve i bie të fikët

Është shoqëruar sërish me dramë dhe momente tensioni ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë, ku një 14 vjeçare është abuzuar seksualisht prej dy muajsh nga 16 të rinj, 7 prej të cilëve sot ndodhen në gjykatë për të mësuar masën që do të vendoset mbi ta.

Në momentin kur familjarët e të akuzuarve kanë ardhur pranë gjykatës, njërës prej nënave i ka rënë të fikët ende pa hyrë në sallë, atje ku do të mësojë dhe fatin e të birit.

Minorenia ka qenë nxënëse e shkollës 9 vjeçare “Rilindja” në Kavajë dhe për shkak të një videoje intime me të dashurin, është shantazhuar nga të rinjtë që e posedonin atë. Adoleshentët kanë kërkuar marrëdhënie seksuale me të ose përndryshe do ta publikonin videon në adresë të prindërve të të miturës.

Gjatë nisjes së seancës nuk munguan dhe tensionet mes familjarëve të 7 të rinjve të arrestuar, teksa disa prej të afërmve kanë kërcënuar dhe gazetarët duke përdorur fjalë si “Largohuni maskarenj”./Express

foto u postua nga panorama

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë