Lladrovci: Faleminderit Baca Imer për vizitën në komunën e Drenasit!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dje ka pritur në zyre komandantin e Stacionit Policorë të Drenasit, Bashkim Bytyçin dhe zv. komandantin, Liman Tahirin. Në këtë takim, ishte edhe Imer Sefa, i familjes së rapsodit të mirënjohur Sefë Mleqanit.
Postimi i plotë:
Ndër vizitat më të mira që kam pasur dje në Komunë, ishte vizita e Bacës Imer Sefa, i familjes së mirënjohur të Sefë Mleqanit, e cila ka dhënë kontribut të madh për atdheun, me folklor dhe me pushkë në dorë.
Beqa, shoku i pandashëm i heroit Mujë Krasniqi, tash dëshmor i UÇK-së, me këngën e rapsodit dhe automatik në dorë, ngrohu zemrat e çlirimtarëve, dha kurajë e guxim si vdes trimi për atdhe.
Faleminderit Baca Imer për vizitën në komunën e Drenasit!