Tentimvrasje në Arllat, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një person të dyshuar në fshatin Arllat të Drenasit, nën dyshimin se i njëjti së bashku me katër të dyshuar tjerë të panjohur kishin sulmuar me mjete të forta (shkopinj druri) viktimën mashkull.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit në prezencën e avokatit mbrojtës dërgohet në qendrën e mbajtjes./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë