Kapet një person në Qikatovë të Vjetër, e kërkonte Gjykata

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës -dega në Gllogoc, është arrestuar një mashkull K/shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës, transmeton DrenicaOnline.
Arrestimi sipas policisë ka ndodhur të martën në orën 14:30 në fshatin Qikatovë e Vjetër të Drenasit./DrenicaOnline/