Arrestohet një person në Likoshan, gjuajti me armë zjarri

Është arrestuar një person në fshatin Likoshan të Drenasit pasi që i njëjti me 25 janar të këtij viti dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar, transmeton DrenicaOnline.

Arrestimi i të dyshuarit sipas policisë ka ndodhur të martën në orën 22:00.

“Në lidhje me rastin me datën 29.01.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me të cilën dyshohet se kishte gjuajte në një aheng familjar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë