I armatosuri kanos viktimën në një parking në Drenas, policia jep detaje

Një person i dyshuar, pas një mosmarrëveshje në një parking në Drenas, kishte kanosur me armë viktimën, transmeton DrenicaOnline.
Personi i dyshuar ka pranuar dhe vullnetarisht ka dorëzuar dy armë-revole, me nga një karikator kal.9mm pa fishekë.
Ndërsa viktima pasi ishte nën ndikimin e alkoolit nuk është intervistuar.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendimin e prokurorit iniciohet rasti./DrenicaOnline/