Policia arreston një person në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën pasdite, në Drenas është arrestuar një person pasi i njëjti ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore, transmeton DrenicaOnline.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, dega Drenas, është arrestuar një  mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar  në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin për media të Policisë.

Arrestimi është kryer në orën 15:00 në qendër të Drenasit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë