Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku në mes të tri veturave ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Prizren.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Sot rreth orës 14:32 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”. Në aksident janë të përfshira tri vetura, ndërkaq janë lënduar tre persona”, ka thënë Krasniqi.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel nga qytetarët që të kenë kujdes gjatë pjesëmarrjes në komunikacion.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë