QPDG falënderon policinë e Drenasit për bashkëpunim, krenare me femrat police

Drejtoresha e OJQ-së, “Qendra për Promovimin e Drejtave te Grave” në Drenas, Kadire Tahiraj me ftesë të stacionit policor në Drenas, mori pjesë në prezantimin e raportit vjetor për vitin 2018, ku në këtë takim u ndanë edhe mirënjohje për zyrtarët më të dalluar policor.
QPDG uron të gjithë ata që u nderuan si pjesëtarë të dalluar policor, në veçanti gratë tona police, raporton DrenicaOnline.
Drejtoresha Tahiraj gjithashtu uroi punë të palodhshme për secilin zyrtarë policorë në mbrojtje të rendit.
Ajo ka falënderuar policinë për bashkëpunimin me QPDG.
“Krenare me femrat police: Rahime Hajdari, Nazmije Rukiqi, Buqe Qorri, e shumë e shumë të tjera police!”, ka thënë Tahiraj./DrenicaOnline/