Isa Xhemajlaj: Lajm i gëzuar lirimi i Sylejman Selimit nga burgu

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj i është gëzuar lirimit nga burgu të ish Komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Ai thotë se pas rënies së komandantit Adem Jashari ishin shokët ata që ia dhanë besimin Selimit për ta udhëhequr luftën e UÇK-së.

Statusi i plotë i Xhemajlajt:

Urime lirimi Gjeneral Sylejman Selimi

Lajm i gëzuar ishte sot lirimi juaj nga burgu.

Ishit Ju që Shokët ju dhanë besimin për ta udhëhequr luftën e UÇK-së pas Rënies Heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari.

Detyrë të cilën e keni kryer me nderë deri në çlirimin e vendit.

Me këtë rast e uroj familjen, miq e shokë të familjes Selimi.

Urim të veqant për gjithë ata që patën nderin të rreshtoheshin pas Gjeneral Selimit në shërbim të vendit në:

Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës
Trupat e Mbrojtjes së Kosovës
Forcat e Sigurisë së Kosovës

U R I M E

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë