Ramiz Lladrovci: Gjeneral, mirësevjen!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në një status të postuar në profilin e tij në Facebook ka uruar Sylejman Selimin duke thënë se lirimi i tij është arritje e vonshme e drejtësisë dhe liria jonë pa çlirimtarët në mesin tonë, është e paplotë.
Statusi i tij i plotë:
Liria jonë pa çlirimtarët në mesin tonë, është e paplotë. Gjeneral, çdo ditë i ke munguar vendit, familjes, bashkëluftëtarëve dhe dashamirëve.
Lirimi yt është arritje e vonshme e drejtësisë. Uroj që padrejtësitë e tilla të mos përsëriten më ndaj asnjë çlirimtari as heroi të gjallë të Kosovës!