Para false në Drenas, sekuestrohen 100 euro

Një femër ka raportuar se në dyqanin e saj që ndodhet në rrugën “Besim Mala” në Drenas, një mashkull i dyshuar i panjohur ka blerë artikuj dhe i ka dhënë 100 euro të cilat janë të falsifikuara, transmeton DrenicaOnline.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar kartëmonedhën.

Deri tani nuk është identifikuar i dyshuari ndërsa hetimet përkitazi me rastin janë duke vazhduar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë