Krisma armësh në Polac, policia konfiskon revolen

Një i dyshuar mashkull, në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri në fshatin Polac të Skenderajt.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja të armës së zjarrit, si dhe nga familjarët e të dyshuarit është konfiskuar një revole e tipit “Zoraki” e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Të dyshuarit i është lënë ftesë që të paraqitet në stacionin policor, pasi i njëjti nuk është takuar në shtëpi.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë