Dy të arrestuar në një fshat të Drenasit

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj në fshatin Vërboc të Drenasit, pasi që ishin përleshur fizikisht në mes vete duke pësuar lëndime trupore, transmeton DrenicaOnline.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh për media ka njoftuar se të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:00 ndërsa i njëjti është duke u hetuar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë