A e dini numrin e Policisë së Kosovës? Nuk është 112

Shumë qytetarë e japin numrin e Policisë së Kosovës gabimisht, kur pyeten nëse e dinë se cili është numri i saj.
Numri 192 është numri i Policisë së Kosovës, ku qytetarët mund të thirrin për t’i adresuar problemet e tyre.
Ky numër është funksional që nga viti 2008, por pak nga qytetarët e Kosovës e dinë këtë numër.
Në një storje të përgatitur nga REL disa nga qytetarët që pyetën për numrin e policisë, thonë se nuk e dinë cili është, ndërsa të tjerë e thonë numrin e vjetër të këtij institucioni. /Express/