Ramiz Lladrovci: Lepuri zihet edhe me kerr!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në një status të postuar në profilin e tij në Facebook ka thënë se sukseset e tyre në komunë nuk po iu pëlqejnë oponentëve të tij të përjetshëm.

Statusi i tij i plotë:

Sukseset tona, në Komunë, Asamble, zbatimin e projekteve dhe planet tona për të mirën e qytetarëve të Drenasit pa dallim, po i pengon oponentët e mi të përjetshëm. Pavarësisht kësaj, kemi qytetar me zemër e gjuhë plot helm, për fat të keq.

Unë nuk i frikohem mendimit opozitar, madje mësoj nga kritikat për qeverisje më të mirë, por, deklarimet skizofrenike po e mbushin kupën e padisë për shpifje dhe kërkesë për trajtim urgjent psikologjik. Lepuri zihet edhe me kerr!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë