Në shtator të vitit të kaluar, moderatorja e njohur shqiptare Vilma Masha u kurorëzua në martesë me një ceremoni ku ishin të ftuar të afërm, miq e personazhe të njohur të ekranit.
Vilma është treguar gjithnjë e rezervuar për jetën private, por ishte Drini Zeqo ai që zbuloi pamje nga dasma dhe momentin emocionues kur moderatorja shkoi drejt altarit e shoqëruar nga babai i saj.
Pas dasmës, Vilma qëndroi aktive me emisionin në Digitalb, kështu që muajin e mjaltit e ka nisur këtë muaj.
Moderatorja ndodhet në Punta Cana dhe ka publikuar nga atje disa foto me pamje përrallore duke shijuar pushimet.