Egzona sjell në jetë fëmijët, Albatriti bëhet baba i binjakëve

Albatrit Muqiqi është bërë baba për herë të dytë.

Viti 2019 ka nisur ëmbël për çiftin Albatrit e Egzona Muqiqi.

Ata janë bërë prindër për herë të dytë, pasi Egzona ka sjellë në jetë sot binjakët, shkruan Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, i cili ka postuar fotografinë e binjakëve, një djalë dhe një vajzë, të cilëve i kanë lënë emrin Elia dhe Erald.

I dëshirojmë jetë të gjatë vëllait dhe motrës së vajzës më të madhe të çiftit, Amelias.

Në intervistën më të fundit për Sevenbizz, Albatriti ka folur për atë se si i ka ndryshuar jeta atyre pas ardhjes në jetë të vajzës së parë, kurse lindja e binjakëve sigurisht se do të sjellë edhe më shumë risi tek ta.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë