Rrugët në Skenderaj të papastruara, qytetarët mezi kryejnë shërbimet për shkak të borës

Si duket bora i ka zënë të papërgatitur kompanitë mirëmbajtjes së rrugëve të Komunës së Skenderajt.

Kjo pasi rrugët nëpër këtë qytet janë të mbuluara me borë, pra të paapastruara.

Qytetarët kanë dërguar pamje direkte të rrugëve, të cilat shihet që nuk janë pastruar.

Ata po ankohen për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve të cilat po u shkaktojnë vështirësi edhe në kryerjen e shërbimeve.

Një qytetarë nga kjo komunë tregoi se e ka pasur të vështirë që ta dërgoj fëmijën e tij në Qendrën Klinike Mjekësore Familjare në këtë komunë.

Kjo për shkak të borës e cila ka mbuluar rrugët, derisa edhe në disa pjesë ka edhe ngrica akulli.

Derisa edhe magjistralja Runik-Mitrovicë nuk është në gjendje të mirë.

Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë