Gjobë prej 2.000 eurosh për kompaninë ku vdiq 17-vjeçari

Gjysmë viti më parë, një 17 vjeçar vdiq në vendin e tij të punës, punë të cilën po e mbante për ta siguruar jetesën. E për vdekjen e Seldin Aliajt, Inspektorati i Punës i caktoi kompanisë gjobë prej 2000 eurosh.

Sipas Basri Ibrahimit, nga ky institucion, inspektori konstatoi burimin e aksidentit, e vendimi erdhi si rrjedhojë e kësaj.

Ibrahimi thotë se kjo gjobë nuk duhet të vlerësohet si sansksionet penale ku vendimet merren në bazë të pasojës, raporton T7.

Ai shton se Inspektorati i Punës konstaton se cilët kanë qenë shkaktarët e aksidentit.

Mirëpo kjo gjobë prej 2000 eurosh është absurd, sipas Behxhet Shalës nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.Ai thotë se kanë kërkuar nga Inspektorati që të ndryshohen masat ndaj punëdhënësve.

Mirëpo ky vendim i Inspektoratit të Punës, është vetëm njëra nga procedurat që duhet t’i ndjekin institucionet për këtë rast.

Vdekjen e 17 vjecarit është duke e hetuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren, e cila ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj pronarit dhe kompanisë.

Në një përgjigjie për T7, nga Prokuroria treguan se kompania është duke u hetuar për dyshim të kryerjes së veprës penale.

Prokuroria ka thënë se është në përfundim të fazës së hetimeve.

Seldin Aliaj kishte vdekur në qershor të vitit 2018.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë